I riu kosovar futet në top 10-she ndër 2500 studentët e Universitetit të Strasburgut për studime në Mjekësi

Publikuar më:

Të rinjtë kosovarë në diasporë po vazhdojnë të korrin suksese e të zënë vend kudo në botë, jo vetëm në art e sport, por edhe në fushat tjera  I tillë është edhe Eldion Berisha, i riu nga Peja, i lindur e rritur në Francë – ku jeton me familjen e tij. Mjekësia është ëndrra e tij që iu bë realitet me pranimin në Fakultetin e Mjekësisë në një ndër universitetet më prestigjioze në shtetin francez, atë të Strasburgut.

Eldioni ka arritur që ndër 2500 studentët e këtij universiteti, të futet në top 10-shen e atyre që do arrijë të vazhdojë ëndrrën e tij fëmijërore.

Puna dhe përkushtimi i tij i vazhdueshëm padyshim se është shpërblyer, ku me një notë maksimale prej 20, Eldioni është zgjedhur në mesin e 89 studentëve për studime në Fakultetin e Mjekësisë, në Drejtimin e Përgjithshëm.

I vendosur për të arritur edhe më tej suksese dhe t’i përfundojë studimet me notat më të mira, ai po e bën krenar gjithë familjen.

Ndryshe, Eldioni është nipi i avokatit Besnik Berisha

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.