I burgosuri vdes në Klinikën Infektive

Publikuar më:

Një i burgosur ka humbur jetën në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Viktima po trajtohej që një periudhë si pasojë e sëmundjes së mushkërive.

I ndjeri A.M., ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë në nëntor të vitit 2024.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve thotë se në momentin e pranimit, gjendja e tij ka qenë stabile, por me të dhëna për sëmundje paraprake të mushkërive.

“Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe, përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë.

Në Klinikën e Emergjencës në SHSKUK, janë konsultuar radiologu, pulmologu dhe kirurgu torakal, dhe pacienti është transferuar në Klinikën Infektive.

Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe, përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, është bërë e ditur se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.