Më 5 shtator 2019, lagjja “Mati 1” në Prishtinë, ishte tronditur nga konflikti i armatosur midis familjes Mehmeti dhe Rafuna, pas të cilin konflikt, kishin mbetur të vdekur tre persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndër tre personat e vdekur, një ishte nga familja Mehmeti, një nga familja Rafuna dhe një kalimtar rasti.
Fillimisht, Mehmeti ishte akuzuar për vrasje në tentativë, por në fjalën përfundimtare prokurori Ilaz Beqiri e kishte rikualifikuar veprën në vrasje në tentativë e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 27 nëntor 2019, ekzistonte dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin mes vete familja Rafuna dhe Mehmeti, më 5 shtator 2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa”, i pandehuri Naim Mehmeti kishte tentuar që ta privonte nga jeta tani të ndjerin Mufail Rafuna.
Këtë thuhej se e kishte bërë në atë mënyrë që paraprakisht është fjalosur me tani të ndjerin rreth anësorëve të shkallëve, të cilat i kishte hekur Mufail Rafuna dhe në momentin kur tani i ndjeri ka nxjerrë armën nga çanta, i pandehuri ka filluar të ikte rreth lokaleve duke vrapuar.
Sipas akuzës, i ndjeri Rafuna kishte shtënë në drejtim të të pandehurit me revole dhe e kishte goditur në pulpin e këmbës së majtë dhe në gishtin e madh të asaj këmbe.
Tutje, thuhej se i pandehuri ka shkuar në banesën që gjendet në katin e tretë, ka dëgjuar të shtënat e armëve, ka marrë armën automatike, ka dal në hyrje të banesës, ka parë të plagosur Mufail Rafunën, e vëllain e tij, Bashkim Mehmetin, por fatmirësisht tani në ngjarje ishte implikuar pjesëtari i Policisë së Kosovës, në rroba civile, Irfan Bunjaku, i cili ka arritur që të pandehurit t’ia marrë armën “AK 47”, nga dora dhe ta vejë në kontroll të pandehurin, në të cilën kishte fishekun në tytë dhe 28 fishekë të tjerë në karikator, ndërsa polici ka vërejtur se ka qenë i plagosur nga të shtënat e Mufail Rafunës.
Lidhur me këtë rast, gjykata sot ka marrë vendim për sekuestrimin e pasurisë së SH.C në vlerë mbi 2 milionë euro.
Me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti special është sekuestruar, si në vijim:
20 njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 Euro.
2 lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro;
17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro
6 depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 euro.
Rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e parasë”