Hasani e pranon se kishte kërkesë për mbështetje nga LVV-ja, tregon kushtin e tij

Publikuar më:

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka pranuar se ka pasur kërkesa nga Lëvizja Vetëvendosje që ta mbështesë Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit të Kosovës, por ka thënë se u është përgjigjur me refuzim.

“Po, kam pasur kërkesë, ju kam treguar. Nuk ka pasur ofertë, por kanë kërkuar mbështetje, por ju kam thanë që nuk ka mundësi”, ka thënë Hasani.

Ai ka dhënë detaje të bisedës me Albulena Haxhiun gjatë përvjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.

“Nuk e meritojnë votën për mosmbështetjen e Gjykatës Speciale. Na kemi kërkuar takime, kemi biseduar për të gjitha problemet. Atje nuk është Hashimi, atje është presidenti i vendit dhe ushtria e Kosovës. Ata që e përmbushin këtë kërkesë e kanë mbështetjen time”, ka thënë Hasani

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.