Haradinaj thotë se ka deputetë në Kuvend që e përdorin drogën

Publikuar më:

Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj  ka folur për bllokimin e Kuvendit, i cili po vazhdon edhe më tej, duke thënë se ata kanë ofruar zgjidhje dhe janë të gatshëm për kompromis.

“Ne kemi ofruar, po ofrojmë zgjidhje, jemi të gatshëm të japim kompromis, kemi thënë pa asnjë kusht, nuk kemi asnjë pengesë për të dalur nga kjo situatë, por është e pandershme tash me kërku prej opozitën për egon e një individi që për 37 seanca insiston dhe e din që produkti është i njëjtë”, është shprehur ai.

Tutje, ai ka thënë gjithashtu se një pjesë e mirë e deputetëve janë narko-konsumues.

“Ka të drejt zonja Mihali kur thotë deputetët, sepse po shihet kush parfumoset e kush bën sfilitë. Nëse do të jemi ndonjëherë në pushtet, kushti i parë do të jetë testimi i narko konsumueve, mos me qenë deputet, sepse mendoj që një pjesë e mirë e tyre janë narko konsumues, edhe do të ishte shumë më mirë ajo me u përqëndru edhe me u fokusu tek deputetët që konsumojnë substanca”, u shpreh ai sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.