Haradinaj për xhipat e Kurtit: Si në kohën e egër kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë

Publikuar më:

Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka komentuar edhe mënyrën se si vjen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Kuvend.

Ai tha se ndonjëherë i duket si në kohën që ai e quajti të egër, kur sipas tij “vinin zyrtarët e Jugosllavisë më 40 xhipa”.

“Përderisa është i rrethuar, bile ndonjëherë po më tingëllon sikur në atë kohën e egër kur na vinin zyrtarët e Jugosllavisë më 40 xhipa e 500 pushkë. Përderisa ai vjen me gjithë atë sigurim, eksortë në Parlamentin e Kosovës, në vendin më të sigurt. Askush nuk e rrezikon z.Kurti në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Tutje, këtë krahasim Daut Haradinaj nuk e ka konsideruar si të rëndë, por sipas tij, është real.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.