Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur mashtrues dhe duke thënë se po mban peng Kosovën.
Përballë gazetarëve, Haradinaj theksoi se ngërçi politik aktual është pasojë e qëndrimeve të Kurtit.
“Kjo pyetje duhet me iu bë veç një njërit, mashtruesit, Albin Kurtit. Për mua nuk është befasi. Mashtruesi s’mundet pa kufi me u tallë me një vend. Po e mban peng Kosovën. Le të mbushemi mend një herë e përgjithmonë,” tha ai.