Hallakam në spitalin e Mitrovicës: Qytetarët të nervozuar që nuk po mund t’i marrin çertifikatat për paisje me armë- drejtoresha nuk i nënshkroi

Publikuar më:

Një hallakamë e radhës është duke ndodhur në Spitalin e Mitrovicës.

Disa qytetarë janë të nervozuar sepse nuk po mund t’i marrin çertifikatat për pajisje me armë, shkruan Jepi zë.

Mësohet se qytetarët janë thirrur nga ora 9:30 për t’i tërhequr çertifikatat, por ora ka kaluar 10 dhe ata janë ende në pritje.

Për tu pajisur me këtë çertifikatë kanë ardhur qytetarë të shumtë nga rajone të ndryshme.

Arsye e vonesës sipas infermierëve është se çertifikatat nuk janë nënshkruar ende nga drejtoresha e Spitalit.

JU REKOMANDOJMË