Hajni ia merr biçikletën në hyrje të banesës, pronari nga Mitrovica e zbulon një ditë më vonë

Publikuar më:

Një rast i vjedhjes është raportuar në veri të Mitrovicës, ku një qytetari i është marrë biçikleta nga hyrja e banesës ku jeton, ndërsa autori mbetet i panjohur.

Më 19 qershor 2025, rreth orës 15:00, M.N., 34 vjeçar ka paraqitur në polici kallëzim penal lidhur me një vjedhje që dyshohet të ketë ndodhur një natë më parë.

Sipas ankuesit, më 18 qershor rreth orës 21:00, ai kishte lënë biçikletën në hyrje të banesës në rrugën “Boro Stankoviq” në Mitrovicë të Veriut, mirëpo mëngjesin e së nesërmes e kishte vërejtur se ajo ishte zhdukur.

Vlera e biçikletës, sipas tij, është 120 euro, ndërsa personi apo personat përgjegjës për vjedhjen ende nuk janë identifikuar.

Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar iniciimin e procedurës për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësia për hetimin e krimeve, ndërsa rasti mbetet i hapur.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.