Gruaja shtatzënë denoncon burrin për dhunë psikike – thotë se nuk do ta mbajë fëmijën nga stresi që po përjeton

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre.

Një rast i tillë është denoncuar mbrëmjen e 22 qershorit në Lipjan, ku një grua e re shtatzënë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pas presionit të vazhdueshëm që pretendon se po e përjeton nga bashkëshorti i saj.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 20:30, në stacionin policor është paraqitur S.G., rreth 19-vjeçare, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj, V. H., rreth 21-vjeçar, ka ushtruar dhunë psikike në vazhdimësi ndaj saj.

Ajo ka shtuar se për shkak të kësaj gjendjeje të rënduar emocionale dhe konflikteve të vazhdueshme, nuk dëshiron të vazhdojë shtatzëninë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Lipjan.

Sipas burimeve, denoncuesja është intervistuar në prani të zyrtarëve policorë dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti “Dhunë në familje”, ndërkohë që procedurat do të ndiqen në gjendje të rregullt.

Policia dhe Prokuroria janë duke e trajtuar rastin me prioritet, për shkak të ndjeshmërisë së tij dhe gjendjes shëndetësore të viktimës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.