Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë

Publikuar më:

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, po ashtu kosovar.

I dyshuari 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës, shkruan Blick. Aty ka njoftuar se i njëjti ka deklaruar që e kishte plagosur bashkëshorten në banesën ku ajo jetonte.

Prokurorët kanë hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Autori i dyshuar, partneri i saj është arrestuar, përcjellë albinfo.ch.

Pasi efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e viktimës kanë parë që ajo ishte e goditur disa herë me thikë. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja, shkruan Blick.

Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.