Grabitet HIB-i në Mitrovicë, maskat vjedhin para dhe largohen “pa therr në këmbë”

Publikuar më:

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pompë derivatesh në Shupkovc të Mitrovicës.

“Jepi zë” merr vesh se grabitja u krye në HIB Petrol.

Policia ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm, më 17 janar 2025, rreth orës 04:15, ka ndodhur grabitja.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahiti, bazuar në informatat dhe hetimet fillestare, dyshohet se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë të parave dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet përkatëse policore po vazhdojnë hetimet për të identifikuar personat e dyshuar dhe për të mbledhur provat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.