Gjykatësi gjerman e vendos masën e paraburgimit ndaj Berat Nimanit për të shtënat me armë zjarri

Publikuar më:

Berati, vëllai i boksierit Besar Nimani, është në paraburgim pasi gjykata mori vendim për të, lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën afër objektit të Gjykatës Rajonale të Bielefeldit.

Gjyqtari në mesditë ka urdhëruar masën e paraburgimit ndaj Beratit, pasi ai u dorëzua të enjten në mbrëmje në polici.

Ai po hetohet për katër akuza për vrasje në tentativë në lidhje me lëndime të rënda trupore.

Pas të shtënave para Gjykatës Rajonale të Bielefeld të mërkurën, policia e kërkoi publikisht duke përdorur një fotografi.

Vetë Berat Nimani ka mohuar përfshirjen në këtë rast, duke u deklaruar i pafajshëm.

Të mërkurën rreth orës 13:30, teksa në gjykatë po zhvillohej seanca kundër një prej të dyshuarve për vrasjen e Besar Nimanit, katër persona u lënduan nga të shtënat para gjykatës, disa nga të cilët me lëndime të rënda. Dëshmitarët kanë thënë se e kanë identifikuar Berat Nimanin si doras, i cili thuhet se të mërkurën kishte dalë para kohe nga gjykata.

Të shtënat fillimisht erdhën nga një trotuar në “Kreuzs Strase”. Pak më pas, të shtëna erdhën edhe nga një veturë në lëvizje në “Adenauer Platz”. Sipas policisë, të gjithë të plagosurit i përkasin rrethit më të ngushtë të të akuzuarit Huseyn A. Babai dhe vëllai i tij janë në mesin e të plagosurve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.