Fotoilustrim
Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.
Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhër-arreste.
Një tjetër person i shpallur në kërkim nga drejtësia ka përfunduar sot në prangat e Policisë së Kosovës.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se sot rreth orës 04:30, në Fushë Kosovë është arrestuar Dibran Rrecaj (rreth 41-vjeçar), i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
I njëjti ishte i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Pas arrestimit dhe procedurave të verifikimit, Policia e Skenderajt e ka marrë në dorëzim Rrecajn dhe e ka dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për të vuajtur dënimin.