Gjykata merr vendim për pesë të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçarit kosovar

Publikuar më:

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë pandehurve V. H., E. N., R. I., A. S. dhe B. K., nën dyshimet për vrasjen e 21-vjeçarit Egzon Rafuna.

Sipas gjykatës, “ekziston dyshimi i bazuar se me datë 08.11.2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen “Arbëria”, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E. R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje, me veprim të drejtpërdrejt kanë privuar nga jeta tani të ndjerin E. R”.

Të pandehurit të pajisur me dy lloje të armëve, të zjarrit të llojit “Zoraki” të kalibrit 9 mm dhe 7.65 mm, kanë shkrepur shtatë fishekë në drejtim të njëri tjetrit, ku nga shkëmbimi me armë ka mbetur i vdekur E. R., dhe plagë të rënda trupore me armë ka pësuar i pandehuri V. H..”, vijon njoftimi i gjykatës.

“Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.