Aktivisti dhe opinionisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj protestave të fundit të organizuara në lidhje me Gjykatën Speciale, duke i cilësuar ato si një shfaqje të lodhur teatrale pa ndikim të vërtetë politik apo moral.
Sipas tij, këto protesta janë të drejtuara në mënyrë të gabuar dhe duhet të ishin mbajtur para zyrave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si dhe në kohën kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin në pushtet — individë të cilët, sipas Gjinovcit, kanë qenë përgjegjës për krijimin e Gjykatës Speciale.
Postimi i plotë:
Këto protesta duheni me i bo te zyret e PDK-së dhe jeni dashtë me i bo kur u kon në pushtet Hashimi dhe Kadria të cilët e kanë kriju gjykatën. Kjo është shfaqje e lodht teatrale