Gjetjet e auditorit: Ushtarët e FSK s’morën kompensim të plotë për punët shtesë

Publikuar më:

Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Mbrojtjes janë dhënë disa rekomandime.

Aty është gjetur se ky dikaster nuk ka bërë kompensimin e plotë të pjesëtarëve të FSK-së për punët shtesë, e po ashtu edhe mbajta e disa pozitave me ushtrues detyre përtej afatit ligjor.

Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve është bërë përmes ditëve të pushimit.

Kjo është një nga gjetjet, e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku edhe sivjet vëmendje merr mos-kompensimi për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

ZKA thekson që kompensimi jo i plotë qoftë financiar apo me ditë pushimi, përveç që ndikon në motivimin e pjesëtarëve, gjithashtu paraqet rrezik që Minsitria të ballafaqohet edhe më tutje me padi gjyqësore.

“Ministria në fund të vitit ka filluar të paguaj punën jashtë orarit të pjesëtarëve të FSK-së duke i kompensuar për periudhën Janar – Maj 2024. Megjithatë pjesën më të madhe të vitit, në mungesë të buxhetit e ka aplikuar kompensimin me ditë pushimi (joplotësisht është kompenzuar edhe pushimi)”, thuhet në raport.

Në raportin e ZKA-së për pasqyrat financiare vjetore për vitin 2024 të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ky dikaster në këtë vit ka shpenzuar rreth 97 për qind të buxhetit final apo mbi 169 mijë euro, e fushat me problemet më të theksuara kanë të bëjnë me menaxhimin e kontratave.

Në raport përmendet se është hasur edhe në pozitat që kanë tejkaluar afatet e lejuara me ushtrues detyre.

“Në dy raste identifikuam se kishte tejkalim të afatit ligjor për mbajtjen e pozitës si ushtrues detyre. Pozitat mbaheshin me ushtrues detyre që nga data 01.10.2020 deri në kohën sa ne ishim në auditim (mars 2025). Komisioni i rekrutimit nuk ishte mjaftueshëm i kujdesshëm në parandalimin e gabimeve dhe trajtimin e dëshmive nëse ato janë në përputhje me kriteret e konkursit” , thuhet nga Zyra e Auditorit, raporton Tëvë 1.

Mangësi nga Auditori janë gjetur edhe në mallra dhe shërbime, specifikisht në menaxhimin e barnave.

“Menaxhimi i depos së barnave nuk është bërë përmes sistemit e-pasuria. Dalja e barnave tek kampet tjera apo pacientet nuk bëhet përmes e-pasurisë, por bëhet në formë fizike dhe si rezultat stoku në depon e e-pasurisë mbetet i pandryshuar. Stoqet e barnave të skaduara ndër vite janë rritur dhe mbaheshin ën ambiente të papërshtatshme në regjimentin e mjekësisë në FSK. Gjatë procesit të auditimit janë ndërmarrë veprime për zhvendosjen e baranve të skaduara në një ambient më të përshtatshëm”, thuhet tutje.

Raporti i auditimit më 2023 ka rezultuar me pesë rekomandime, për të cilat Ministria kishte përgatitur plan veprimi se si do të zbatoj rekomandimet e dhëna.

Por, sipas ZKA-së është identifikuar se dy rekomandime janë zbatuar, një ishte përsëritur dhe dy ishin pjesërisht të zbatuara.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.