Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Publikuar më:

Gjatë ditës u raportua se një vajzë 4-vjeçare humbi në plazhin e Golemit.
Hana Mema, që ishte duke u larë në det me motrën e saj, u zhduk me të dalur nga uji.

Prindërit e kërkuan për orë vajzën e mitur, që u largua në drejtim të panjohur.

Pas shumë kërkimesh, i ati, Arsen Mema, njoftoi mediumin JOQ Albania që vajza është gjetur.

“Përshëndetje, jam Arsen Mema, babai i Hana Memës, vajzës së humbur në Golem. Dua t’ju them që vajzën e gjetëm. Dua të bëj një falënderim të pafund Zotit, Etiljon Kodrës dhe familjes së tij të mrekullueshme nga Tirana që gjeti vajzën tonë. Ju faleminderit”, është mesazhi prekës i babait, i dërguar JOQ pas ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.