Gjendet granatë dore në Veri të Mitrovicës

Publikuar më:

Një granatë dore u gjet në pjesën veriore të Kosovës, në pasditen e sotme.

Bomba u gjet gjatë punimeve ndërtimore në rrugën John Kennedy, konfirmoi Policia e Kosovës për KoSSev.

Punëtorët informuan Policinë Rajonale të Veriut për këtë, i cila më pas dërgoi një ekip EOD (ekip për asgjësimin e minave), i cili shkoi në terren.

Oficerët hoqën bombën, e cila ndodhej në afërsi të një kontejneri plehrash, përkatësisht Fakultetit të Shkencave Teknike.

Oficerët e policisë vazhduan të kontrollonin zonën, duke përdorur detektorë metalesh, dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes/kossev

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.