Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë

Publikuar më:

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me reshje të dendura të shiut dhe borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) kjo situatë vjen si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugore. Në shumë vende të ulëta dhe në qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Sipas IHK, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.