Gazetari i Veriu.info, Gazmend Morina, ka reaguar ndaj pronarit të kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Pirajt, pas deklarimeve të tij kinse agjencitë e huaja janë të implikuara në raportimin për identifikimin e mbi 20 tonëve mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella.
“Duhet organet e sigurisë ta shohin se ku e ka burimin e nxitjes për të bërë një propagandë të tillë, se kjo nuk është hajgare, kjo është nxitje shumë e rëndë për gjithë prodhuesit vendor”, ka thënë Piraj për T7.
Këtij deklarimi të Burim Piraj i është gazetari Morina, duke thënë se ky biznesmen është hipokrit.
“Ky patrioti qe organizonte fushata per konsumim te prodhimeve vendore, vet lenden e pare (mishin) per produktet e kompanise se tij e merr nga Rumania, nje shtet qe eshte kunder ekzistences se shtetit te Kosoves. Hipokrit.”, ka shkruar Morina në Facebook.