Futbolli, një dashuri e pa mundur për personat me aftësi të kufizuara

Publikuar më:

Avdil Ibishi person me nevoja të veçanta, flet me shumë dashuri për sportin, teksa thekson se Futbollin e ka më të preferuarin, pavarisisht se nuk mundi të luaj kurrë në një fushë.

“Me fol realitetin e kam dashur Futbollin dhe e dua ende, edhe pse nuk kam mundur të luaj kurrë. Me pas kohë, gjithë ditën me knaqësi shikoj futboll. Me atletike jam marrë 96 herë. Dy herë kam marr pjesë jasht Kosovës, një herë në Tiranë dhe njeherë në Shkup. Në Shkup e kam zënë vendin e parë, gjithashtu edhe në Kosovë thuajse cdo herë kam arritur ta zë vendin e parë”.

“E kemi edhe klubin e Basketbollit me karroca “Drita”, që dikur ka qenë mjaftë i fortë, por tani thuajse klubi është në shuarje e sipër”, tha ai per Front Online.

Ibishi në fund ka një mesazh për të gjithë personat me nevoja të veçanta.

“Mesazhi im për çdo person, është të mos dorzohet, sepse çdo ditë e re është më e bukur se dita e sodit”, është shprehur Avdil Ibishi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.