Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se asnjëherë më parë bujqësia dhe fermerët në Kosovë nuk kanë pasur një mbështetje më të madhe sesa gjatë katër viteve të fundit, nën qeverisjen Kurti.
Sipas saj, qeveria ka ndarë 300 milionë euro për sektorin e bujqësisë, duke përfshirë mbështetje për mbi 120 mijë fermerë në të gjithë vendin.
Pacolli ka renditur disa nga arritjet kryesore në këtë sektor:
+275% rritje e mbështetjes për grurin +500% mbështetje për bujqësinë organike Rehabilitimi i 11 mijë hektarëve me sisteme ujitjeje
Rritje prej 50% të tokës bujqësore të punueshme, nga 80 mijë në 120 mijë hektarë Rritje e prodhimit vendor dhe e konkurrueshmërisë
Mbi 13 milionë euro investime për ndërtimin e 93 stallave, 2000 krerë gjedhe dhe pajisje bujqësore, përfshirë traktorë Rikthimi në pronësi të shtetit i pasurive me vlerë miliona euro Deputetja theksoi se këto arritje janë dëshmi e një qasjeje të re në zhvillimin rural dhe ekonomik të vendit, duke potencuar se qeveria aktuale e ka trajtuar bujqësinë si prioritet kombëtar.