Fishekë pa leje në xhep – arrestohet një person në Rashan të Mitrovicës

Publikuar më:

Një rast i posedimit të municionit pa leje është regjistruar të dielën në fshatin Rashan të komunës së Mitrovicës, ku një person është kapur nga Policia me dy fishekë të qiftes (llovaçkës) në xhepin e pantallonave.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë intervenimit të policisë pas një rasti të ndarë për dhunë në familje, njësitë patrulluese kanë hasur në oborrin e një shtëpie të dyshuarin D.S., të cilit gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dy fishekë.

Sipas deklaratës së dhënë para hetuesve, i dyshuari ka pohuar se fishekët i ka gjetur në mal, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë nuk është gjetur ndonjë armë apo municion tjetër.

Hetuesit kanë njoftuar Prokurorin Kujdestar, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Vlen të theksohet se i dyshuari nuk ka qenë i përfshirë në rastin e dhunës në familje, por është vëllai i të dyshuarit të atij rasti, i cili po hetohet në një procedurë të veçantë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.