Ferit Idrizi rikandidon për një mandat të dytë në krye të Vushtrrisë

Publikuar më:

Ferit Idrizi do të garojë sërish për postin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Vendimi për rikandidimin e tij është marrë pas mbështetjes unanime që ai ka marrë nga strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, shkruan “Jepi zë”.

Pas përfundimit të diskutimeve brenda degës lokale të PDK-së, të gjitha organet partiake, përfshirë kryesinë, këshillin drejtues dhe nëndegët, kanë dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e angazhimit të Idrizit edhe për katër vitet e ardhshme.

Ferit Idrizi, i cili udhëheq komunën që nga viti 2021, synon të vazhdojë projektet e nisura dhe të realizojë objektivat e reja zhvillimore për Vushtrrinë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.