Fëmija 5-vjeçar goditet nga vetura në Mitrovicë– Përfundon në spital me lëndime trupore

Publikuar më:

Fëmija 5-vjeçar goditet nga vetura në Mitrovicë– Përfundon në spital me lëndime trupore

Një aksident trafiku me pasoja për një fëmijë të moshës 5-vjeçare ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Sutjeska” në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, rreth orës 22:20, një veturë e tipit “VW Golf”, e drejtuar nga S. Z., ka goditur këmbësorin e mitur M.A., i cili dyshohet se ka dalë papritur në rrugë duke vrapuar, në drejtim të krahut të kundërt të lëvizjes së automjetit.

Për shkak të pamundësisë për ta shmangur, shoferja ka goditur fëmijën me pjesën e përparme të veturës. Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe do të procedohet në rrugë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po i zhvillon Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Mitrovicën e Veriut.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.