Faton Peci i jep gran 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit, publikohet projekti

Publikuar më:

Është publikuar kontrata e cila dëshmon se si ministri i Bujqësisë Faton Peci i ka ndar 100 mijë euro vëllaut të deputetës së VV-së, Fitore Pacollit, shkruan Periskopi.

Në kontraten e publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj thuhet se kjo shumë është ndarë për projektin”Ndërtimin e Stallës e Lopë Qumshtore”

Postimi i plotë:

Edhe sa durohen këto hiena, këta gllabërues të pamëshirshëm?

E gjeta kontratën e këtyre hajnave që tregon se si Faton Peci, i njohur si Faton Krimineli, ia ka nda vëllait të Fitore Pacollit 100 mijë euro, ose ma saktësisht (97 mijë e 392 euro e 31 centë).

Ngo militant veç pak.

Dikush që punon në Kosovë dhe që e ka rrogën 400 euro, që pak a shumë është mesatarja e pagave në Kosovë, për me arrit te shifra 100 mijë euro, i duhet të punojë 250 muaj.

Ose, saktësisht 20 vjet.

Një jetë punë e një punëtori të Kosovës, i ndahet Fitore Pacollit për një sekondë.

20 vjet stërmundim për me mbet gjallë, kurse kriminelët e pushtetit i endin nga 100 mijë sikur të mos ishin asgjë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.