Facebook-u ia kthen postimin Kimete Berishës dhe i kërkon falje

Publikuar më:

Publicistja Kimete Berisha ka njoftuar se rrjeti social Facebook ia ka kthyer postimin që ia kishte fshirë dhe se i ka kërkuar falje.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Berisha këtë e ka cilësuar si fitore ndaj siç ka thënë “paramilitarëve të kryeministrit”.

““Fitova ndaj paramilitarëve të Kryeministrit I reagova Facebook-ut, që nuk pajtohem me vendimin e tyre për ta fshirë shkrimin tim ‘Unë, censura’, dhe ata më kërkuan falje dhe ma kthyen shkrimin”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, asaj i është fshirë një shkrim nga rrjeti social Facebook, pasi sipas saj militantë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë raportuar atë për gjuhë të urrejtjes ku ajo flet për kërcënimet që i janë bërë asaj dje nga mbështetës të kryeministrit Albin Kurti./

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.