Ermal Fejzullahu: S’ka barazi gjinore pa i parë femrat në skele

Publikuar më:

Me rastin e festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shumë artistë uruan  nënat e tyre nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale.


Një ndër ta ishte edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, i cili postoi në Instastory një fotografi me nënën e tij, krahas së cilës shkroi: “Urime 8 Marsin e shtrenjta nënë! Të paça me shëndet”.

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë postimi i dytë që artisti bëri.

Meqënëse gjithnjë e më shumë flitet për barazi gjinore, Ermali zgjodhi një foto në të cilën meshkujt shfaqen duke punuar në ndërtim.

“Pa i parë edhe femrat në skelë, s’ka barazi gjinore”, shkroi ai krahas postimit, të cilin e shoqëroi me “emoji” duke qeshur.

Ermali, ashtu si dhe shumë kolegë të tij, ka rreth një vit që nuk mban koncerte apo dasma për shkak të masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit. Megjithatë, këngëtari ka sjellë prurje të reja muzikore për fansat e tij.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.