Në një fotografi të veçantë të publikuar nga drejtori sportiv, Izet Tahiri, është kapur emocioni i pastër i dy protagonistëve kryesorë të suksesit të KB Trepçës – Vullnet Sefaja dhe Lindrit Misini – të cilët kanë qenë pjesë kyçe në kthimin e ëndrrës në realitet.
Këta dy figura të rëndësishme kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në ndërtimin e “epokës së dominimit” të ekipit mitrovicas, duke e udhëhequr skuadrën drejt trofeve të shumtë të fituar gjatë pesë viteve të fundit.
Ky sukses është dëshmi e punës së palodhur, përkushtimit dhe besimit të ndërsjellë mes stafit dhe lojtarëve që vazhdojnë ta mbajnë KB Trepçën në majat e basketbollit kosovar.
Postimi i plotë nga Tahiri:
Epoka e Dominimit
Në këtë foto është kapur emocioni i pastër i dy protagonistëve që e kthyen ëndrrën në realitet Vullnet Sefaja dhe Lindrit Misini.
Trofetë e fituara gjatë 5 viteve të fundit:
Superliga e Kosovës
– 2023/2024 – Fitues
– 2024/2025 – Fitues
Kupa e Kosovës
– 2021/2022 – Fitues
– 2022/2023 – Fitues
– 2023/2024 – Fitues
– 2024/2025 – Fitues
Superkupa e Kosovës
– 2023/2024 – Fitues
– 2024/2025 – Fitues
Liga Unike
– 2022/2023 – Fitues
– 2023/2024 – Fitues
Këta dy emra nuk premtuan shumë – por realizuan gjithçka.
Le t’i numërojmë ne trofetë… të tjerët le të vazhdojnë të flasin!
Allo, a po dëgjohemi?
#EpokaETrepçësVazhdon…