“Energjia, sektori ku Vetëvendosja ka pasur sukses në kapjen e shtetit”

Publikuar më:

Visar Ymeri, analist, ka thënë se në secilën aferë që po flitet, po del të jetë i përfshirë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Pushtetin gati se të plotë për qesi sene Besnik Bislimi pe shoh, komplet, jo veç ekonomi, por krejt këto rrjetet… Për qëllime politike dhe financiare në këtë rast po janë diku të kontrolluara nga ai,” ka thënë Ymeri.

“Investimin më të madh po duket që e ka bë Vetëvendosja me kap shtetin ose institucionet shtetërore ka qenë te energjia, ku ka arrit njëfarë suksesi kogja të madh”, ka thënë ai, duke shtuar se depolitizimi i bordeve ka qenë premtim i Vetëvendosjes.

“Por, këta e kanë ripolitizu e ripartizu, e jo fort me njerëz të partisë, sa me njerëz familjarë”, ka thënë ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Tutje, Ymeri ka thënë se skema të ngjashme me këtë të KOSTT-it janë edhe në ndërmarrjet e tjera energjetike, duke përfshirë edhe KEK-un.

“Na këtu po flasim megjithatë për një kompani që do të gjeneronte energji elektrike. Tash, kur e ki ti kontrollin mbi një kompani që gjeneron energji elektrike, në këtë rast me diell, kur e ki kontrollin mbi një tjetër që gjeneron me thëngjill dhe kur e ki mbi pjesën më të madhe të kapaciteteve energjetike, ti pastaj mundesh edhe me bë si me thënë ‘planifikim të nivelit të prodhimit të tyre për me i konvenu tregtarëve që po ashtu janë të tutë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Ymeri ka thënë se decentralizimi dhe diversifikimi i energjisë formalisht po nënkupton kontroll politik përmbi të.

“E kjo nuk është kontroll për qëllime politike, kjo qartazi për qëllime financiare”, është shprehur Ymeri.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.