Ekskluzive: Nënkryetari aktual i Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat nga PDK-ja për kryetar komune

Publikuar më:

Arian Tahiri, aktualisht nënkryetar i qeverisjes komunale, do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës.

“Jepi zë” mëson se ka qenë vetë Bedri Hamza që i ka besuar atij, gjë jo e çuditshme duke e ditur se vetë Hamza e ka prezantuar edhe publikisht Arian Tahirin si pasardhës të tij.

Vendimi i partisë pritet të bëhet publik së shpejti, pasi PDK-ja ka vendosur t’i shpalos kandidatët nga data 20 qershor deri më 15 korrik.

Mirëpo, burimet e sigurta brenda partisë, i kanë konfirmuar gazetës se Arian Tahiri ka marrë besimin e plotë të Bedri Hamzës, degës së kësaj partie në Mitrovicë por edhe nivelit qendror.

Kujtojmë se Bedri Hamza disa herë e kishte lënë të kuptohet se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në Mitrovicë.

Ai, si duket, është fokusuar tek zgjedhjet nacionale që po vërehet se nuk janë edhe shumë larg.

Ndërkohë, partitë e tjera në Mitrovicë ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.