EKSKLUZIVE: “Hallakamë” në Spitalin e Mitrovicës- të gjithë drejtuesit japin dorëheqje

Publikuar më:

Spitali i Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka mbetur pa menaxhment.

Kjo sepse raportohet të kenë japur dorëheqje komplet menaxhmenti, shkruan Jepi zë.

“Jepi zë” mëson jo zyrtarisht se nga detyra kanë dhënë dorëheqje Drejtori Ekzekutiv, Drejtori Mjekësor, Drejtori i Administratës dhe Drejtori i Infermierisë.

“Jepi zë” ka kontaktuar zyrën e informimit të Spitalit. Zyrtarja nisi bisedën normalisht, po kur u prezantua gazetarja e “Jepi zë”, bëri kinse nuk po dëgjonte më dhe e ndali telefonin.

“Jepi zë” provoi të kontaktonte edhe me drejtorët në fjalë, por asnjë nga ta nuk pranoi të ipte informacion.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.