Ecje përkujtimore “Shtigjeve të Petritit”

Publikuar më:

Ecje përkujtimore “Shtigjeve të Petritit”

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Trepça” organizon ecjen përkujtimore në nderim të Petrit Januzi.

Më 1 qershor 2025, organizohet ecja përkujtimore në kujtim të Petrit Januzi, i cili ndërroi jetë tre vjet më parë, por vazhdon të jetojë në kujtimet tona dhe në natyrën që aq shumë e deshi.
Kjo ecje do të mbahet si shenjë respekti për kontributin e tij të çmuar në promovimin e vlerave të natyrës, bjeshkatarisë dhe shoqërisë sonë.
Ftohe të gjithë anëtarët, miqtë dhe dashamirët e natyrës të bashkohen në këtë ecje përkujtimore.
Me respekt,
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Trepça”

Vendi i takimit dhe nisja: “Sheshi Adem Jashari” Mitrovicë, nga ora 10:00.
• Pjesëmarrja: E hapur për të gjithë të interesuarit.
• Vështirësia e shtegut: E lehtë, shtegu fillon nga Mitrovica.
Kujdes!
Pjesëmarrësit janë të obliguar të qëndrojnë pranë guidave të klubit.
________________________________________
Detajet:
Gjithsej ngjitje e planifikuar
Gjatësia e shtegut: 4 orë ecje, llogaritet pushimi.
Maja më e ulët: 530 m
Maja më e lartë: 1016 m
Disniveli: 486 m
Itinerari: Mitrovicë – Kodër – Cërrnushë – Obelisku I UÇK-së dhe anasjelltas.
Tipi i aktivitetit: Bjeshkatarí, vëzhgim natyre, shëtitje dhe argëtim.
Kategoria e vështirësisë: T1 (pjerrësi mesatare, shtigje mali).
Pajisjet e nevojshme:
Këpucë të thella malore
Rroba të lehta rezervë
Pelerinë shiu dhe xhaketë kundër erës
Shkopinj ecjeje
Ujë rezervë minimumi 2-3 litra
Ushqimi:
Preferohet sanduiç dhe ushqime të lehta sipas dëshirës (çokollatë, banane etj.).
Ushqimi sigurohet individualisht, duke llogaritur një shujtë.
________________________________________
Informata shtesë:
Përgjegjësia për gjendjen fizike është individuale për secilin pjesëmarrës.
Numri i pjesëmarrësve: Nuk është i kufizuar.
Participimi: Pa pagesë.
• Transporti: /.
o Çmimi i transportit: -.
• Lloji i aktivitetit: Njëditor.
Afati i fundit për paraqitje:
• 31 maj 2025, ora 20:00.
Pas kësaj kohe, konfirmimet nuk merren parasysh.
Udhëheqësit e grupit:
Guidat e SHBA Trepça.
Kontakt për informata dhe konfirmime :
Këshilii organizativ
Kenan Beqiri – 044 971 418
Gzim Ferati – 049 71 71 66
Bekim Beqiri – 044 572 039
Email: [email protected]
Organizatori mban të drejtën e ndryshimit të itinerarit, varësisht nga kushtet klimatike dhe rrethanat tjera objektive.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.