“E vranë derisa po pinte kafe” -Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 42 vjeçarit në Skenderaj

Publikuar më:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurit H.I., dhe B.I të cilët dyshohen së në bashkëpunim kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në Skenderaj.

Sipas njoftimit, ata dyshohen se 12 shkurt 2025 në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, të pandehurit, së bashku e të vetëdijshëm për veprimet e tyre, me dashje e privojnë nga jeta tani të ndjerin I.I., ashtu që derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit posa hyjnë në lokal i nxjerrin armët dhe shtijnë në në drejtim të ndjerit I.I, dhe goditjet rezultojnë vdekjeprurëse për të ndjerin.

Të pandehurit, me aktvendim të prokurorit të shtetit gjenden në ndalim nga data 12 shkurt 2025, thuhet në njoftim të Prokurorisë Themelore së Mitrovicës për media.

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve pritet të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.