E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë

Publikuar më:

Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Poterq të Klinës, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktimë e këtij aksidenti ishte Erblin Berisha, 25 vjeçar.

Ky i fundit nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë vdiq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë, ndërsa mësohet se ndjeri nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugës, moment ky që ishte fatal për të.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i 25 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.