E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i këputi dhe u largua

Publikuar më:

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një dëm të madh.


Ai ka këputur të gjithë telat e rrymës si dhe shërbimeve të internetit në këtë lagje, shkruan “Jepi zë”.

Një dëshmitar i ka thënë gazetës së shoferi me bager u largua dhe nuk u ndal fare ani pse shkaktoi dëm të madh dhe rrezik për qytetarët.

Siç edhe shihet nga pamjet, rruga në këtë lagje tani është e pakalueshme dhe qytetarët po shfrytëzojnë rrugë të tjera.

Banorët e kësaj zone kanë thënë se kanë njoftuar Policinë dhe KEDS, të cilët për pak minuta pritet të arrijnë në vend të ngjarjes./jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.