E rëndë në Vushtrri – 67-vjeçari dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 15 vjeçare në rrugë

Publikuar më:

Një rast tronditës është raportuar pasditen e së enjtes në qytetin e Vushtrrisë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë 67-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali mësojnë se rreth orës 15:00 të datës 19 qershor 2025, në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, K.H., 67 vjeçar dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj të miturës L.Z., 15 vjeçare, duke e prekur në zonën intime.

Rasti është denoncuar nga një familjar i të miturës, A.Z., 55 vjeçar dhe menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

E mitura është intervistuar në prani të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale dhe është dërguar për ekspertizë mjekoligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti është iniciuar si “Sulm seksual” dhe është nën hetim nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.