E rëndë: Gjendet i vdekur një 15 vjeçar kosovar, dyshohet se u vetaksidentua me bicikletë

Publikuar më:

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës sonte.

Një i mitur i moshës rreth 15-vjeç është gjetur i vdekur. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se dyshohet se i mitur ka pasur vetaksident me biçikletë.

“Rreth orës 19:45, është pranuar informata  se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me  biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, u shpreh Borovci.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.