E ngacmoi seksualisht gruan në mes të rrugës në Mitrovicë – Arrestohet pejani i dyshuar pas dy muajsh arrati

Publikuar më:

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Mitrovicën Veriore, ku një grua ka qenë viktimë e ngacmimit seksual në mes të ditës dhe në hapësirë publike. Rasti kishte ndodhur në prill, por i dyshuari ishte arratisur deri më arrestimin e tij në qershor.

Bëhet e ditur se më 9 prill 2025, rreth orës 13:30, në rrugën “Vlade Cetkovic” në Mitrovicë Veriore, një grua me inicialet M.R, 44 vjeçar është sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga një person i panjohur, i cili fillimisht e kishte përshëndetur në gjuhën serbe me “Dobar dan” dhe më pas kishte tentuar t’i prekte flokët.

Përkundër përpjekjes së saj për t’u larguar, i dyshuari e kishte prekur me dorë në pjesën e pasme të trupit, me ç’rast viktima kishte reaguar duke e shtyrë dhe goditur me gurë. I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes para se të identifikohej nga Policia.

Rasti ishte proceduar si “Ngacmim seksual”, ndërsa hetuesit kishin marrë përshkrimin e të dyshuarit dhe kishin ndërmarrë veprime për lokalizimin e tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, pas afro dy muajsh kërkimesh, më 12 qershor 2025, në rrugën “Kral Petar” pranë shkollës “Sveti Sava”, hetuesit e Stacionit Policor “Veriu” kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, që rezultoi të jetë Driton Goska, 42 vjeçar, nga Peja.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit Kujdestar, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.