E ndjekën me veturë një vajzë nëpër Vushtrri, Policia arreston 19 dhe 17 vjeçarin

Publikuar më:

Policia e Vushtrrisë ka arrestuar sot dy persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të ngacmimit.

Të dyshuarit, një 19-vjeçar dhe një 17-vjeçar, dyshohet se kishin ndjekur me një automjet një femër nëpër rrugë të ndryshme të qytetit, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim, shkruan “Jepi zë”.

Pas njoftimit për rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe, me urdhër-kontroll të marrë nga organet kompetente, kanë realizuar bastisje në banesat e të dyshuarve. Si rezultat, të dy janë arrestuar, ndërsa automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës është sekuestruar.

Policia ka bërë të ditur se këtij incidenti i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm ndërmjet familjes së të dyshuarve dhe bashkëshortit të viktimës, rast që tashmë ndodhet në procedim në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ndaj 19-vjeçarit A.G. është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i mitur, K.H., është liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.