E mitura rrëmbehet në mesnatë me forcë nga katër persona, nëna e saj lëndohet gjatë përpjekjes për ta ndihmuar

Publikuar më:

Ngjarje të rënda që përfshijnë fëmijët vazhdojnë të tronditin opinionin publik në Kosovë. Rrugët e qyteteve po shndërrohen në skena rreziku për të miturit, që gjithnjë e më shpesh po bëhen cak i personave të rrezikshëm.

Një rast i tillë është raportuar në orët e para të mëngjesit të 21 majit, në Fushë Kosovë, ku një vajzë rreth 14-vjeçare (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se është rrëmbyer nga katër persona të panjohur.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 00:30 është pranuar informacioni për një rast të dyshuar rrëmbimi. Në vendin e ngjarjes, në rrugën “Dardania”, Policia ka kontaktuar me nënën e viktimës, e cila deklaroi se e kishte parë vajzën e saj brenda një veture të dyshimtë.

Kur ajo ishte afruar, vetura kishte lëvizur me shpejtësi, duke e goditur ankuesen, e cila më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

Pasi ka kaluar mbi një orë, vajza e mitur është paraqitur në Emergjencën e Prishtinës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është intervistuar nga Policia.

Ajo deklaroi se ishte marrë me forcë nga katër persona në rrugën “Pajazit Islami” rreth orës 00:10 dhe gjatë rrëmbimit ishte prekur në pjesën e qafës dhe duarve, përpara se të lirohej rreth një orë më vonë. Sipas raportit mjekësor, ajo nuk ka pësuar lëndime fizike.

Hetuesit kanë identifikuar veturën e dyshuar, ndërsa Prokurorja kujdestare për të mitur, ka autorizuar që rasti të procedohet si vepër penale “Rrëmbimi”. Hetimet janë në vazhdim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.