E konfirmon ZRRE: Vendimi për shtrenjtimin e rrymës 16,1 për qind s’i prekë komunat veriore

Publikuar më:

E konfirmon ZRRE: Vendimi për shtrenjtimin e rrymës 16,1 për qind s’i prekë komunat veriore

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind që pritet të hyjë në fuqi nga 1 qershori, nuk do t’i përfshijë katër komunat veriore.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur për media Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ku kanë bërë të ditur se s’përcaktojnë tarifa me pakicë të rrymës për Elektroserver-in.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji me datë 16.04.2025 ka aprovuar tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU), konform dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin për Rregullaorin e Energjisë. ZRRE konform dispozitave ligjore të Ligjit për Rregullatorin e Energjise dhe Ligjit për Energjinë Elektrike obligimin e shërbimit universal ia ka dhënë Furnizuesit KESCO për tërë territorin e Republikës së Kosovës“

Gjithashtu, duhet theksuar se Furnizuesi i energjisë elekrike Elektrosever ka licencë nga ZRRE për katër komunat në veri të Kosovës. Kjo është e përcaktuar në pikën 5 të Marrëveshjes për Energjinë. Pra, ZRRE nuk përcakton tarifa me pakicë të energjisë elektrike për Furnizuesin Elektrosever“, thotë ndër të tjera ZRRE.

“Vlen të potencohet se tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes duhet të aplikohen nga të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike të regjistruar në Kosovë, përfshirë edhe Furnizuesin Elektrosever”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.