E goditi me shipkë dhe grushta për një veturë – Sherri mes shokëve përfundon me lëndime trupore në Mitrovicë

Publikuar më:

Mosmarrëveshjet për çështje banale vazhdojnë të jenë shkak i përplasjeve fizike mes të rinjve në vendin tonë, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë publike.

Një rast i tillë është shënuar në veri të Mitrovicës, ku një konflikt verbal mes dy shokëve ka përfunduar në dhunë fizike dhe ndërhyrje të Policisë.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 30 maj 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicën e Veriut, ku A.DJ. rreth 24-vjeçar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shoku i tij, pas një debati verbal që kishte eskaluar në dhunë.

Sipas dëshmisë së tij, sulmi kishte ndodhur pasi kishin debatuar për një çështje që lidhej me një automjet. I dyshuari e kishte goditur viktimën me një shipkë (mjet të fortë) dhe grushta në pjesën e kokës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitet patrulluese, të cilat fillimisht e kanë dërguar viktimën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Veri, ku ka marrë trajtimin mjekësor dhe ka siguruar raportin e mjekut.

Më pas, ai është shoqëruar në Stacionin Policor të Mitrovicës Veri për të dhënë deklaratë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.