E FUNDIT: Më në fund, po mbulohen gropat që ua “shkurtuan ymrin” mitrovicasve

Publikuar më:

Rruga e Kovaçëve ishte shndërruar në një rrugë tmerri për shoferët, pasi ishin krijuar shumë gropa të mëdha.

Mirëpo, sot në mëngjes janë mbyllur gropat që ishin krijuar gjatë vitit të kaluar, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta ka siguruar pamje nga momenti i asfaltimit të kësaj rruge, ndërkohë që do të mbulohen edhe gropat e tjera.

Kujtojmë se në disa lokacione në qendër të qytetit, ishin krijuar gropa shumë të mëdha, për të cilat qytetarët kanë raportuar shumë herë në “Jepi zë”.

Vonesa për rregullimin e këtyre rrugëve, lidhej me skadimin e kontratës për mirëmbajtje të rrugëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.