E frikshme: 320 kosovarë përfundojnë në Spital, dyshohet se u helmuan nga uji

Publikuar më:

Që nga mbrëmë 320 banorë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan.

Mjekët kujdestarë thonë se dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji. Simptomet që i kanë përcjell këta qytetarë janë vjellje dhe diarre (barkqitje).

Kompania rajonale e ujësjellësit ”Hidrodrini”, ka dalur me një apel nga njësia operative e Deçanit, që në disa fshatra mos të konsumojnë ujin për pije, deri në një njoftim tjetër.

Një gjë e tillë, sipas tyre, pas disa shqetësimeve të shprehura tek disa konsumatorë të fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësor.

Për të mësuar rreth gjendjes së tyre shëndetësore për vizitë ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.