E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 34-vjeçarit që humbi jetën disa ditë pas aksidentit në Mitrovicë

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi më 6 qershor në fshatin Lushtë të Mitrovicës ka përfunduar me pasoja fatale për Lavdim Hotin, 34-vjeçar, i cili ndërroi jetë pas 14 ditësh luftë për jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, aksidenti ndodhi përgjatë rrugës rajonale Pejë–Mitrovicë, kur Hoti, duke drejtuar veturën e tij të tipit “Volkswagen 1K”, humbi kontrollin në një kthesë të thellë dhe përfundoi jashtë rrugës, në një humnerë të thellë.

Ndërkohë, varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 21 qershor 2025, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Resnik.

Në veturë ndodheshin edhe dy pasagjere: L.N., 29-vjeçare dhe D.H., 18-vjeçare, të cilat pësuan lëndime trupore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Siç mësoi SInjali, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës, çka çoi në humbjen e kontrollit mbi automjetin dhe pasojë të rënda për të gjithë personat në veturë.

Lavdim Hoti ndërroi jetë më 20 qershor, rreth orës 19:55, në Repartin e Intensivës në QKUK, ku ishte nën përkujdesje të vazhdueshme mjekësore që nga dita e aksidentit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.