E dhimbshme: Ndërron jetë në QKUK 7-vjeçarja që u godit nga vetura në Klinë

Publikuar më:

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi të mërkurën e 6 shtatorit në fshatin Rixhevë të Klinës, i shkaktoi lëndime serioze një vajzë të vogël.

E mitura që u godit nga një veturë, u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej deri dje.

Sinjali mëson se viktima është një vajzë 7-vjeçare, e cila pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë mbrëmë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.