E dhimbshme: Mësuesi shqiptar nuk e përballoi ikjen e gruas, piu ilaç pranë varrit të saj dhe vdiq

Publikuar më:

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ballsh të Shqipërisë, ku 60-vjeçari Petrit Jaupaj në gjendje në rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë pranë varrit të bashkëshortes së tij.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, 60 vjeçari i cili ishte mësuesi lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit, nuk mund ta përballonte humbjen e gruas.

Rreth një vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, teksa ngjarja ka tronditur familjen, nxënësit dhe të afërmit e tij.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.