E dhimbshme: Del fotografia e 24-vjeçarit që dyshohet se e vrau veten me armën e blerë

Publikuar më:

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën malore mes fshatrave Lubizhdë dhe Skorrobisht të Prizrenit, ku një i ri ka humbur jetën në rrethana që kanë tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima është identifikuar si Anton Tunaj, 24 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me një armë zjarri që po e provonte për ta blerë nga njëri prej shokëve të tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit, e cila ka zbardhur detajet e fundit për ngjarjen tragjik.

“Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njeri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kane raportuar në se derisa janë takuar me një person të tret- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistoletë, për të ia shitur”.

“Viktima posa e ka marr armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij. Patrulla policore menjëherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.